Prej shumë vitesh punoj në biznesin tim si kontabël i miratuar, auditor i brendshëm publik dhe si ekspert fiskal. Bindja ime ka qenë gjithmonë që në biznes mjafton të jesh një profesionist i mirë dhe kjo do të mjaftojë për të pasur sukses. Fokusi im ishte të bëja shumë mirë punën time si specialistë. Falë punës si profesionist, klientët e rinj shtoheshin çdo ditë. Bashkë me ta shtohej edhe volumi i punës dhe orët e gjata që duhej të qëndroja në zyrë. Të gjitha këto sakrifica nuk justifikoheshin nga të ardhurat që gjeneroja nga biznesi. Takimi me Ervinin ishte një fat për mua. Kuptova që të kesh një biznes të suksesshëm nuk do të thotë vetëm të jesh profesionist i mirë. Biznesit tim i mungonte vizioni për të qenë ndryshe nga konkurrenca. Pas konsulencës me Ervinin, fjalët e tij ishin: 'Vlerëso veten dhe punën tënde!' Tashmë unë i përzgjedh klientët duke mos qenë më gjithëpërfshirëse por selektive në treg. Sot punoj me orar normal dhe jam e fokusuar te një grup të targetuar të klientëve dhe, më e rëndësishmja, kam rritur të ardhurat e biznesit. Kjo është ajo që doja. Falë sugjerimit të këtij profesionisti, së shpejti do të botoj edhe librin tim. Çdo gjë tashmë është ndryshe.
Etleva Treska, Kontabël i Miratuar
Së pari, doja të të falenderoja dhe, mbi të gjitha, të shprehja mirënjohjen time për konsulencën dhe bashkëpunimin që kemi pasur. Përpara bashkëpunimit me ty, nuk e njihja plotësisht rëndësinë e marketingut dhe ishte gjëja e fundit që bëja. Nga trajnimi dhe konsulenca me ty, kuptova dhe vërtetova që marketingu dhe pozicionimi i brandit janë jetikë si për biznesin tim, ashtu edhe për çdo biznes që operon sot në treg. Pas aplikimit të teknikave dhe planit të marketingut që më këshillove, rezultati ishte i dukshëm në shumë pak kohë. Madje, ua kam sugjeruar edhe miqve të mi që ushtrojnë aktivitete të ndryshme në biznes dhe që mendoj që do t'ju ndryshojë dhe do t'ju përmirësojë marketingun e biznesit të tyre. Faleminderit për punën e mrekullueshme!
Ervis Kraba - Konsulent Imobiliar
Biznesi ka qenë dëshira dhe pasioni im prej kohësh. Në një moment mora vendimin që energjitë e mia do të fokusoheshin në një biznes në fushën e organizimit të eventeve. Por, gjithmonë kur je i ri në një fushë të caktuar, është e nevojshme asistimi nga një profesionist i fushës. Pavarësisht se kisha punuar vetë për idenë e biznesit, ishte e nevojshme ta kristalizoja dhe të isha sa më i fokusuar, të organizoja hapat që duhet të ndiqja, si dhe asistim në vendimet që duhet të merrja në vazhdimësi për të krijuar një brand dhe për të pasur jetëgjatësi në treg. Konsulenca për brandimin nga Ervini ishte thelbësore për të arritur objektivat e mia, si dhe për të realizuar vizionin që kisha për agjensinë e eventeve. Mendësia si sipërmarrës, qasja në treg, planifikimi, strategjia e marketingut ishin elementë të rëndësishëm të cilat më ndihmuan të zhvilloja biznesin. Tashmë, Albevent ka një numër të konsiderueshëm të bashkëpunimeve dhe është e njohur në një pjesë të mirë të bizneseve që kanë lidhje me organizimin e eventeve. Në pak kohë pas themelimit, Albevent ka arritur të organizojë një numër të konsiderueshëm të eventeve.
Ermelind Malko ALBEVENT
Kur kam takuar Ervinin, isha në një fazë rikonceptimi të biznesit tim, që kishte më shumë se 10 vite në treg. Ervini ka pasur një qasje shumë serioze, duke dëgjuar dhe duke kuptuar problematikat dhe sfidat që unë kisha në këtë periudhë. Më ka ndihmuar të qartësoj vizionin, të rikonceptoj brandin, duke e bërë shumë më profesional dhe largpamës. Ndihma e tij ka qenë shumë efektive dhe e nevojshme për ne në ato momente. Ndihem falënderues ndaj shërbimit dhe përkushtimit që ka treguar duke na suportuar.
Amarildo Sterkaj CEO dhe themelues i ExtraRealEstate
Me Ervinin u takova në Tiranë kur isha me pushime. Takimi me të ishte thelbësor, sepse nga një ide e vogël biznesi lindi një biznes i mirëfilltë. Profesionalizmi, përvoja dhe kreativiteti më shoqëruan në suksesin e biznesit tim në një vend të panjohur për mua dhe për të cilin kisha disa shqetësime. E rekomandoj për ata që kërkojnë transparencë, kompetencë dhe seriozitet, por gjithmonë me buzëqeshje dhe dashamirësi!
Mario di Comite CEO dhe themelues i Meeting.it
Problemi i parë që kisha ishte delegimi i punëve. Isha e bindur që askush nuk do të bënte punën nëse unë nuk isha e pranishme. Me Ervinin, mësova të delegoj, të çlirohem nga stresi masiv i përgjegjësisë për çdo hollësi dhe aspekt të biznesit. Dikur nuk dija të bëja asnjë hap në marketing. Njihja vetëm marketingun online, Facebook-un dhe Instagram-in. Tani kam filluar të kuptoj se marketingu online është vetëm një pjesë e vogël e asaj që i duhet biznesit tim. Të ardhurat e biznesit janë rritur ndjeshëm. Pacientët janë më të kënaqur dhe shkruajnë përshtypjet e tyre me më shumë lehtësi se më parë. Ndjej se po eci në rrugën e duhur.
Dr. Juliana Çaushaj CEO dhe themeluese e klinikës NewSmile
Në vitin 2019, vendosa të hap restorantin 'Shije Fshati' për të ofruar shijen tradicionale të fshatrave të Tiranës. Më duhej një metodë origjinale për të u diferencuar nga çdo restorant tjetër që ofronte gatime tradicionale. Kisha shumë ide dhe mendime, por isha konfuz; nuk po arrija të konkludoja në diçka përfundimtare. Ndjeja nevojën e asistencës nga njerëz profesionistë të fushës. Kontaktova me Ervinin pasi shumë miq të mi, të cilët janë biznesmenë, ma rekomanduan. Falë konsulencës së brandimit që kam marrë nga ai, sot kam një vizion të qartë për zhvillimin e restorantit, me qëllim që të bëhet një brand i kuzhinës tradicionale të Shqipërisë së Mesme. Falë tij arrita të mbledh dhe sistemoj të gjitha ato ide dhe mendime që unë kisha, duke dalë në një produkt fantastik. Slogani, logoja, arredimi dhe organizimi i punës ishin disa nga frytet që korrëva falë këtij bashkëpunimi. Si rezultat i gjithë kësaj që thashë më lart, përmirësova punën, rrita të ardhurat dhe prezantova dinjitozisht restorantin te klientët, si në ambiente fizike ashtu dhe në rrjetet sociale. Rezultatet e punës janë të prekshme për ne, sepse për çdo muaj shohim një shtim të të ardhurave. Kjo nuk është e lehtë për sektorin tonë, i cili është goditur rëndë nga kriza e Covid-19. E sugjeroj fort si konsulent për çdo sipërmarrës që kërkon të ndërtojë një brand nga biznesi i tij dhe të përmirësojë imazhin e biznesit, si edhe të rrisë fitimet.
Andi Ibro Sipërmarrës
Fillimisht dua të ju falenderoj dhe ju jam shumë mirënjohës për konsulencat e zhvilluara, të cilat janë jashtëzakonisht të vlefshme. Me marrjen e detyrës së menaxherit të përgjithshëm të një hoteli me katër yje në qendër të Tiranës, u gjeta para sfidës së menaxhimit të marketingut të hotelit. Në fillim, m'u duk si një detyrë e thjeshtë, por më pas vura re që kishte shumë vështirësi. Duhet të promovoja shërbimin profesional që ofronim. Një ndër synimet e mia kryesore ishte rritja e çmimeve. Falë konsulencës, arrita të kuptoj si mund të ndryshoj hotelin nga konkurrentët, në mënyrë që të mund të shisja me çmimet që synoja. Sot, pas një viti, rezultatet e marketingut janë të dukshme. Kemi rritur me dy pikë vlerësimin e klientëve në Booking. Tani kemi një përqindje më të lartë të dhomave të zëna. Të ardhurat e hotelit janë rritur, pavarësisht pasojave të krizës së Covid-19. Arritja e këtyre rezultateve ka qenë përtej pritshmërive të mia. Ju falenderoj!!
Gerando Dema General Manager, Sar’Otel - Tiranë
Bashkëpunimi me Ervinin ishte fantastik. Kisha kohë që mendoja të nisja një biznes të vogël, por isha i paqartë në organizimin e shumë elementëve për të bërë një të vetëm. Gjatë bashkëpunimit me Ervinin, jam ndjerë shumë i qartë dhe dukej sikur çdo gjë bëhej më e qartë pas komunikimit me të. Si rezultat, jam më i qartë për procesin që duhet të ndjek dhe sapo kam nisur me procedurat burokratike dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për nisjen e sipërmarrjes.
Ambi Gjoka Themelues i ItalStudy
Së pari, dua të falenderoj Ervinin për profesionalizmin dhe përkushtimin që ke treguar përgjatë gjithë trajnimit me mua. Ka qenë një trajnim që e kam pasur shumë të nevojshëm sepse nuk kisha shumë njohuri në fushën e marketingut. Trajnimi më ka ndihmuar të strukturoj njohuritë që kisha në marketing dhe t'i ndërthur me njohuritë e reja që mora. Tani jam i qartë në çdo hap të ri që hedh dhe kam sigurinë që duhet për të drejtuar një ekip që ndihmon në rritjen e kompanisë. Falë trajnimit, sot kam një plan të qartë të marketingut, gjë e cila ka dhënë frytet shumë shpejt, pasi ka reflektuar në rritjen e shitjeve si dhe në rritjen e klientëve të rinj. Janë shumë arsye përse do t'ja rekomandoja këtë trajnim shumë personave nga fusha të ndryshme, por unë po përmend dy më të rëndësishmet: Merr njohuri që janë të domosdoshme për të patur sukses. Merr më shumë nga ajo që paguan. Të falenderoj edhe njëherë, Ervin, për këtë trajnim fantastik!
Arbër Buzi General Manager, Habitat Hotel